Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AKREP

    m. sh.
    1. zool. Kafshë e vogël helmuese, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb nga pas: akrepi i zi.
    2. Secila nga shigjetëzat e orës ose e aparateve të tjera matëse, gjilpërë: akrepi i minutave; në drejtim të lëvizjes së akrepave; / grep i metaltë, çengel.
    3. keq. Njeri dorështrënguar; njeri shpirtkeq e tinëzar.
    4. nj. I shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 24 tetor deri më 22 nëntor.

      Shprehje

      • M'u bë akrep (dikush) m'u qep e s'e duroj dot, m'u bë ferrë.