Skip Navigation or Skip to Content
X
ARGËT mb.
1. Që gjendet ose që ndodh larg dikujt a diçkaje tjetër; që vjen ose që dëgjohet nga larg; që shtrihet shumë në hapësirë e të shpie larg, i gjatë; kund. i afërt. Fshatra (qytete) të largëta. Sende të largëta. Krahinë e largët. Mik i largët. Zë i largët. Jehonë (ushtimë) e largët. Udhë e largët.
2. Që e ndan shumë kohë nga një çast i caktuar (në të kaluarën ose në të ardhmen), që ka qenë a ka ndodhur shumë kohë përpara një çasti të caktuar ose që do të vijë a do të ndodhë shumë kohë më pas; kund. i afërt. Në kohë të largëta. Në të kaluarën e largët. Në një të ardhme të largët. Ëndërr e largët. Qëllim i largët. Synime të largëta. Nuk është e largët dita kur...
3. Që nuk ka lidhje gjaku ose lidhje familjare të ngushta me dikë; kund. i afërt. Njerëzit e largët. Kushëri i largët. Farefis i largët.
4. Që nuk bën pjesë në rrethin e ngushtë të dikujt, që nuk ka fituar besimin e tij, që nuk është shumë i lidhur me të; që nuk ka marrëdhënie të ngrohta e të çiltra me dikë, jo i përzemërt. Njeri (shok) i largët. Tregohej i largët me të.
5. Që ka përmbajtje ose tipare krejt të ndryshme nga një tjetër; që nuk ka prejardhje të përbashkët me një tjetër. Pikëpamje të largëta. Qëllime të largëta. Degë (shkenca) të largëta. Fjalë me kuptime të largëta. Gjuhë të largëta.
6. Përd. em. m. sipas kuptimeve 3 e 4 të mbiemrit. U mblodhën të afërm e të largët. * Me qitje të largët libr. që synon larg, që ka qëllime të largëta.