ARMATURË sh.
1. ndërt. Formë prej dërrasash të mbërthyera ose prej metali, që shërben për të derdhur shtylla, trarë etj. prej betoni ose për të mbajtur a për të përforcuar një pjesë të një vepre që ndërtohet. Armaturë mbajtëse. Armaturë druri (hekuri). Armatura e urës. Ngre armaturën. Heq (prish) armaturën.
2. Shufra ose pjesë metalike të lidhura si skelet ndërmjet tyre, që vihen si përforcim brenda shtyllave, trarëve, soletave etj. të derdhura me beton. Armatura e shtyllës (e digës).
3. min. shih ARMATES/Ë,~A. Armatura e galerisë.
4. tek. Pajisje, vegla dhe pjesë të vogla të makinave e të aparateve, që shërbejnë për të punuar mirë këto. Armatura e automjetit. Armatura e anijes.
5. Rreth, skelet ose kornizë (për syza, pasqyra etj.); kuti (për radio etj.). Armatura e syzeve.
6. Raft ku vihen të mbështetura me këmbë armët, armëmbajtëse; raft për veglat e punës. Armatura e pushkëve. Armatura e veglave. Lë në armaturë. Marr nga armatura.
7. hist. Pajisja luftarake e një ushtari në kohët e vjetra e në mesjetë. Armaturë e lehtë (e rëndë). Armatura e luftëtarit. Heq (vë) armaturën.
8. muz. Tërësia e diezëve dhe e bemoleve, që vihen pas çelësit për të shënuar shkallën e një pjese.