ART
m. sh.
- nj. Formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe sh. lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik; galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete, pavarësisht nga përmbajtja.
- fig. Tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.