Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ATA

    I
    1. (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallëz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s'duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!
    IIbised.
    1. vetor. Tregon një send të gjinisë asnjanëse jo të pranishëm në çastin kur flasim.
    2. dëft. Tregon një send të gjinisë asnjanëse që ndodhet më larg folësit se një send tjetër (kur krahasohen); kund. këta: ata gjalpë; ata ujë.

      Shprehje

      • Ç'qe ata? si ndodhi, si qe puna?