BEBE II f.sh.
Vrimë e vogël dhe e rrumbullakët në të zezën e syrit, nëpër të cilën hyjnë rrezet e dritës brenda në sy; bebëz, ninëz. Iu zgjeruan bebet. I shkëlqejnë (i ndritin) bebet. E ruaj si beben e syrit. * E shikoj (e vështroj) në bebe të syrit a) nuk trembem nga diçka, i qëndroj përballë me guxim; b) kujdesem shumë për dikë, e rrit me pekule dhe shqetësohem shumë për të, e shoh në dritë të syrit (zakonisht për një fëmijë të vetëm). Ia njoh beben e syrit dikujt e di se sa trim është, e di se sa vlen. Nuk i dridhet bebja e syrit (syri, qerpiku) shih te SY,~RI.