BIBLIOTEKË f.sh.
1. Institucion, që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, që i bën këto të njohura në masat e gjera dhe ua jep lexuesve përkohësisht për t'i shfrytëzuar; ndërtesa ose salla e këtij institucioni. Biblioteka Kombëtare. Bibliotekë shkencore. Biblioteka shëtitëse (lëvizëse) libra e revista, që dërgohen me një mjet të veçantë nga një vend në tjetrin për t'u shfrytëzuar nga lexuesit. Biblioteka e Akademisë së Shkencave. Biblioteka e universitetit (e shkollës, e fakultetit, e institutit). Biblioteka e qytetit (e lagjes, e fshatit, e fabrikës, e ndërmarrjes). Salla e bibliotekës. Fondi i bibliotekës. Skedari i bibliotekës. Anëtar i bibliotekës.
2. Tërësia e librave, që ka mbledhur dikush për t'i lexuar ose për të punuar me to. Bibliotekë vetjake (e pasur). Krijoj një bibliotekë.
3. bised. Raft i posaçëm, në të cilin mbahen libra. Bibliotekë me xham. Bibliotekë në mur. Bëj një bibliotekë. Vë librat në bibliotekë.
4. Libra, me përmbajtje e me tematikë të afërt ose me përmasa të njëllojta, që shtypen varg nga një shtëpi botuese a që i drejtohen një grupi të caktuar lexuesish. Biblioteka e pionierit. Biblioteka e rinisë. Biblioteka e minatorit. Biblioteka e poezisë. Bibliotekë xhepi. * Bibliotekë e gjallë libr. shih te GJALLË (i. e).