DAMIXHANË f.sh.
Enë e madhe prej qelqi me bark të gjerë e me grykë të ngushtë që vishet nga jashtë me një thurimë kashte ose xunkthi për të mos u thyer dhe që përdoret zakonisht për të mbajtur verë, raki etj. Damixhanë me raki (me verë, me uthull). Mbush (zbraz) damixhanën. Hedh nga damixhana.