Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    A

    I
    1. Një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e parë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) a.
    IIf. sh.
    1. Tingulli ose shkronja a.
    2. Si em. f. fig. fillimi i diçkaje; gjëja e parë që duhet; njohuritë fillestare: e nis nga a-ja.

      Shprehje

      • Nga a-ja deri te zh-ja nga fillimi deri në fund.
    IIIlidh.
    1. Lidh dy fjali ose dy gjymtyrë të një fjalie, zakonisht për të zgjedhur njërën nga ato çfarë shprehin; ose, o; apo: e pëlqen a s'e pëlqen, do ta pranosh; mirë a keq, kjo është.
    IVpasth.
    1. Përdoret kur shprehim habi, miratim, shpërfillje, tallje, qortim etj. ose kur kujtohemi papritur për diçka; ah; aha: a, pa shih kush na qenka!; a, ç'më kënaqe!; a, në të zënça!; a, po, kam qenë edhe unë; ç'u bëre, a i vrarë!
    Vpj.
    1. Thekson pyetjen ose habinë, dyshimin, talljen, zemërimin, shpërfilljen etj.; ë; ama: a more vesh?; a je si je?; ti e paske thënë, a!; a ç'trim!