Rreth FjalorShqip
Pse ekziston ky projekt
Si përdorues i faqes fjalorshqip.com (WebArchive) e cila pushoi së punuari, vendosa ta rindërtoj
pas skadimit të domain-it. Synimi është që kjo faqe të jetë një burim i hapur (open source) dhe të
ofrojë më shumë veçori për përdoruesit.
Gjendja aktuale
Faqja ofron kërkimin për definicione të fjalëve dhe shërbehet përmes CloudFlare Pages. Duke shkruar tri
shkronja a më shumë, shfaqen fjalët që nisin me atë varg — pa qenë nevoja të shkruhet fjala e plotë dhe pa
ë a ç nga tastiera. Kërkimi ende nuk i njeh trajtat e lakuara e as nuk kërkon brenda kuptimeve.
Burimi i fjalorit
Kuptimet e fjalëve në këtë faqe janë marrë nga Fjalor i gjuhës shqipe, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 2006. Faqja i paraqet ato ashtu siç janë.
Synimet
Plani është përmirësimi i metodës së kërkimit dhe zhvillimi i veçorive të tjera për ta bërë faqen më të dobishme e të çasshme. Fjalori vetë mbetet ashtu siç është: kjo faqe nuk synon ta zgjerojë a ta ndryshojë përmbajtjen e tij.
Open Source
Ky projekt është me krenari open source, dhe kodi mund të gjendet në GitHub. Një licencë MIT
do të bashkëngjitet për përdorim dhe ndryshim të lirë.
Kontribuoni
Për përmirësime, përkthime apo raportime të problemeve, mund të kontaktoni në [email protected] ose të
hapni Issues dhe PR në GitHub.
Kontribuesit
Faleminderit të gjithëve që kanë ndihmuar në këtë projekt: