Skip Navigation or Skip to Content
X
ABAZHUR m.sh.
Mbulesë prej qelqi, prej metali ose prej një lënde tjetër, që shërben për ta mbledhur dritën e llambës elektrike në një drejtim, për të mbrojtur sytë nga drita e fortë ose për zbukurim; mbështetësja për llambën bashkë me këtë mbulesë. Abazhur tryeze (muri). Abazhur pjatë. Llambë me abazhur. Ndez abazhurin.