ABSTRAKSION m.sh.
1. logj. Largimi me anë të të menduarit nga vetitë, tiparet e lidhjet e ndryshme të sendeve e të dukurive konkrete dhe dallimi, veçimi e përgjithësimi i tipareve të tyre më thelbësore; abstraktim. Abstraksion shkencor (logjik, mendor). Forca e abstraksionit. Bëj abstraksion.
2. Ide abstrakte, nocion abstrakt, përgjithësim teorik. Vepron me abstraksione.