Skip Navigation or Skip to Content
X
ABSTRAKT mb.
1. Që nuk kapet me anë të shqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor; që del me anë të abstraksionit dhe që mbështetet tek ai; kund. konkret. Ide abstrakte. Nocion abstrakt. Puna abstrakte. tek.
2. Që është i shkëputur nga realiteti, që nuk është i lidhur me jetën e gjallë; tepër teorik e i papërcaktuar; i vështirë për t'u kapur e për t'u kuptuar. Teori abstrakte. Diskutim abstrakt. Në mënyrë abstrakte.
3. gjuh. Që emërton një cilësi a tipar ose një veprim shkëputurazi nga sendi që e ka cilësinë a tiparin ose nga vepruesi; kund. konkret. Emër abstrakt. Kuptim abstrakt.
4. mat. Që nuk shoqërohet me emrin e njësisë së matjes ose të sendeve të numëruara. Numër abstrakt. Madhësi (shifër) abstrakte.
5. si em. ~E, ~JA f. Diçka që është nxjerrë me anë të përgjithësimit mendor dhe që vështrohet e shkëputur nga sendet, dukuritë dhe vetitë e marrëdhëniet e tyre konkrete; kund. konkrete. Nga konkretja tek abstraktja.