Skip Navigation or Skip to Content
X
ACAROJ kal.
1. E bëj të nderë, tendos, ashpërsoj, keqësoj. Acaron marrëdhëniet (gjendjen, kontradiktat). I acaruan fjalët. I acaroi nervat. E acaroi deri në kulm.
2. vet. veta III. E pezmaton (për plagët); e bën më të rëndë, e keqëson (për sëmundjet). E acaron plagën. I acaroi sëmundjen (kollën).
3. Tendos, ngreh. Acaroi telat e çiftelisë.
4. jokal. Heq keq, vuaj për një gjë; sharroj, pëlcas. Acaroi për ujë.