Skip Navigation or Skip to Content
X
ACID m.sh.kim.
Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; thartor. Acid sulfurik (borik, acetik...). Acid yndyror (organik ...). Acid i fortë (i holluar). Acid akumulatorësh.
ACID mb.kim.
Që përmban acid; që ka vetitë e acidit; thartor. Kripëra acide. Toka acide. Shkëmb acid.