Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ADHUROJ

    kal.
    1. Kam dashuri të zjarrtë dhe nderim të madh për dikë ose për diçka. Adhuroj lirinë. Adhuroj poezinë (artin...). Adhuroj bukuritë e natyrës.
    2. fet. Sipas paragjykimeve fetare: e quaj dhe e nderoj dikë a diçka si perëndi, i përulem e i falem duke e njohur si hyjni me fuqi të mbinatyrshme.