Skip Navigation or Skip to Content
X
ADMINISTRATIV mb.
1. Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë urdhërdhënëse e ekzekutive, që ka të bëjë me organizimin e zhvillimin e kësaj veprimtarie. Pushtet administrativ. E drejta administrative.
2. Që ka të bëjë me njësitë organizative, të cilat ushtrojnë veprimtarinë urdhërdhënëse dhe ekzekutive në emër të shtetit. Njësi (qendër) administrative. Ndarja (harta) administrative. Kufijtë administrative.
3. Që ka të bëjë me punën e administratës; që i përket administratës; që bëhet nga administrata; i administratës. Aparat (këshill) administrativ. Vendim (urdhër, kontroll) administrativ. Masa (metoda) administrative. Me rrugë administrative. Zëvendës për anën administrative.