Skip Navigation or Skip to Content
X
AFËRM m.kryes.sh.
1. Njeri që ka lidhje gjaku ose lidhje të tjera familjare të ngushta me një tjetër, farefis. Prindërit dhe të afërmit e tjerë. Ndahem nga të afërmit. Ngushëlloj të afërmit.
2. Njeri që bën pjesë në rrethin e ngushtë të atyre, që bashkëpunojnë me dikë në veprimtarinë shtetërore a shoqërore.
AFËRM mb.
1. Që ka lidhje gjaku ose lidhje familjare të ngushta me dikë. Njerëzit e afërm. Kushërinj të afërm.
2. shih AFËRT (i,e) 1,2,4. Në ditët e afërme. Në mbledhjen e afërme. Bashkëpunëtorët më të afërm.