Skip Navigation or Skip to Content
X
AFËRSI f.
1. Të qenët afër, të ndodhurit në një vend pranë; kund. largësi. Afërsi gjeografike. Në afërsi afër, pranë.
2. vet. sh. ~, ~TË. Tokat a vendet që shtrihen rrethe rrotull një qyteti, një fshati etj., vendet aty rrotull, rrethinat. Në afërsitë e qytetit (e fshatit, e kështjellës). Në afërsitë e frontit.
3. shih AFRI,~A 1,2. Afërsi gjinore. Ka afërsi.
4. fig. Lidhje e afërt shpirtërore; qëndrim i përzemërt e i ngrohtë. Afërsi shpirtërore.
5. shih PËRAFËRSI,~A. Njehsim me afërsi. Gjej me afërsi.