Skip Navigation or Skip to Content
X
AFËRT mb.
1. Që ndodhet në largësi të vogël nga diçka tjetër, që është pranë, afër diçkaje; fqinjë; kund. i largët. Fshatra të afërta. Shtëpi (rrugë) të afërta.
2. Që e ndan pak kohë nga një çast i caktuar; që do të vijë pas pak kohe, që do të ndodhë së shpejti ose që ka qenë para pak kohe; kund. i largët. E ardhmja (e kaluara) e afërt. Detyrat e afërta. Qëllimi i afërt. Mbledhja e afërt. Në ditët e afërta.
3. shih AFËRM,(i), ~E (e)1. Njerëzit e afërt.
4. Që ka marrëdhënie të ngrohta e të çiltra me dikë, i dashur e i përzemërt; që bën pjesë në rrethin e ngushtë të dikujt, që ka fituar besimin e dikujt, i lidhur ngushtë me dikë. Shok (mik) i afërt. Bashkëpunëtor i afërt. Tregohem i afërt me dikë.
5. Që ka përmbajtje ose tipare të ngjashme me një tjetër. Mendime (pikëpamje) të afërta. Qëllime të afërta. Degë (shkenca) të afërta. Fjalë me kuptime të afërta.
6. gjuh. Që ka prejardhje të përbashkët me një tjetër. Gjuhë të afërta.
7. Që afrohet nga madhësia ose nga vlera me një tjetër. Shuma të afërta. Dy numra të afërt. Përfundime të afërta.