Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AFRI

    f.
    1. Lidhje gjaku ose lidhje tjetër e ngushtë familjare, farefisni. Lidhje afrie. Ka afri me dikë.
    2. Ngjashmëri e madhe ose përputhje në tiparet kryesore. Afri klasore (ideologjike). Afria e mendimeve (e qëndrimeve). Ka afri me një tjetër.
    3. gjuh. Lidhje e afërt, ngjashmëri që buron nga prejardhja e përbashkët. Afri gjuhësh. Lidhje afrie.
    4. përmb. bised. Të afërmit, farefisi. U mblodh afria.