AFROHEM vetv.
1. Shkoj afër dikujt a diçkaje, vete me pranë; kund. largohem. I afrohem shtëpisë. I afrohem fshatit (qytetit). Anija iu afrua bregut. Afrohem te zjarri. Afrohu! usht., sport. komandë për të zvogëluar largësinë midis rreshtave, për t'i bërë rreshtat më të shtrënguar.
2. vet. veta III. Bëhet me i afërt, vjen me afër në kohë, mbetet pak kohë derisa të vijë a të përfundojë diçka; kund. largohet. Afrohet dimri (pranvera). Afrohet mëngjesi (mbrëmja...). Afrohet Një Maji (Viti i Ri). U afruan pushimet (provimet). Po afrohet dasma (dita e nisjes). Iu afrua pleqëria (fundi).
3. fig. Arrij afër një caku; ndodhem para përfundimit të diçkaje; është në të mbaruar e sipër. I afrohem fundit (zgjidhjes).
4. fig. Bëhem i afërt e i dashur me dikë, miqësohem, lidhem ngushtë me dikë; i rri pranë dikujt, përpiqem ta bëj për vete dike për një qëllim; kund. largohem. Afrohet me masat. Afrohem me njerëzit (me shokët).
5. Jam i ngjashëm, përngjaj; bëhem pak a shumë i njëjtë, pothuaj barazohem me dikë a me diçka tjetër; kund. largohem. Afrohem në mendime. Afrohen nga pikëpamjet (nga shijet). Afrohen nga ngjyra.
6. Pës. e AFROJ 1. * Nuk i afrohet (nuk i vjen) as te gishti (te thoi) i këmbës shih te GISHT,~I.