Skip Navigation or Skip to Content
X
AFROJ kal.
1. E shpie afër dikujt ose diçkaje tjetër, e çoj me afër; sjell pranë njëri-tjetrit; kund. largoj. Afroj tryezat. Afroj karrigen (shtratin) te muri. Afroj duart. I afroj kokën.
2. Shkurtoj kohën, sjell me afër një ngjarje; e çoj një punë gati në të mbaruar, e shpie afër përfundimit; kund. largoj. Afroi ditën e dasmës. Ia afroi fundin.
3. fig. I lidh ngushtë njërin me tjetrin, i bëj të afërt; pakësoj ndryshimet, zvogëloj dallimet që e ndajnë njërin prej tjetrit. Afrojmë fshatin me qytetin. Afrojmë shkollën me jetën (shkencën me prodhimin).
4. fig. E tërheq dikë për t’u miqësuar, e bëj për vete; miqësoj; e bëj dikë me të afërt për një qëllim të caktuar, e fut në rrethin e ngushtë; kund. largoj. Afroj me fjalë të mira. Ushtria i afroi me shumë.
5. vet. veta III. E bën diçka të duket me afër, zmadhon (për thjerrëzat); kund. largon. Syze (dylbi) që afrojnë.
6. jokal. shih AFROHEM 2,
7. Afroi nata (dimri). Afroi shiu. Afroi dita e nisjes. Afroi dielli në të perënduar. Afrojnë nga ngjyra.