AFRUES m.sh.
Punëtor i caktuar, që merret me afrimin e lëndës së parë a të prodhimit pranë vendit të punës ose të përpunimit. Afruesi i qymyrit (i trupave).
AFRUES mb.
1. Që shkon drejt përputhjes së tipareve, që afrohet nga tiparet;. kund. largues. Zhvillim afrues. Në rrugë afruese.
2. Që përpiqet të jetë me i afërt e i dashur me dikë; që përpiqet ta afrojë a ta bëjë për vete dikë; kund. largues. Qëndrim afrues.