AFTË f.kryes.sh.
1. mjek. Fshikëz me lëng të bardhë a plagë e vogël, që del në cipën e gojës ose në gjuhë nga disa sëmundje. I bëhen (i dalin) afta.
2. veter. shih SHAP,~I II. Ethet e aftës. U bie afta.
AFTË mb.
1. Që është në gjendje të bëjë diçka, që ka mundësi e forca për të kryer një punë. I aftë për punë (për shërbimin ushtarak). Është i aftë. Mendërisht i aftë.
2. Që ka prirje për diçka, që shquhet për zotësi në fushën ku punon a mëson, që e bën mirë e shpejt punën e vet, i zoti. Nxënës (student) i aftë. Punëtor (punonjës) i aftë. Mjek (aktor, studiues) i aftë. Kuadro të aftë.
3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Të aftët e të paaftët.