Skip Navigation or Skip to Content
X
AGA m.sh.
1. Pronar tokash më i vogël se beu, në sistemin ekonomik çifligar në Shqipëri deri para Çlirimit. Agai i fshatit. Kamxhiku i agait. Përmbysja e bejlerëve dhe e agallarëve.
2. hist. Titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke; ai që mbante këtë titull. Agai i jeniçerëve.
3. vjet. Pasanik; titull nderimi që i jepej në Shqipëri para Çlirimit një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi për të. Djalë agai.
4. etnogr., vjet. Kryetari i një çete.
5. iron., keq. Ai që mbahet rëndë e që sillet me vrazhdësi; ai që kërkon vetëm të japë urdhra dhe të rrojë me mundin e të tjerëve. Rri (sillet) si aga.