Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AGIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimit 1 të foljes AGON. Agimi i ditës.
    2. Koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit para se të dalë dielli. Agim i ftohtë. Agim i kuqërremtë. Drita e agimit. Në agim. Para agimit. Zbardhi (shkrepi) agimi. Bie agimi.
    3. fig. lart. Fillimi i diçkaje, lindja dhe hapat e para të një ngjarjeje, dukurie etj. Agimi i lirisë (i botës së re). Agimi i revolucionit. Në agimin e jetës (e shekullit). Në agimet e qytetërimit.

      Shprehje

      • Agimi polar shih te POLAR,~E.