Skip Navigation or Skip to Content
X
AGIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimit 1 të foljes AGON. Agimi i ditës.
2. Koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit para se të dalë dielli. Agim i ftohtë. Agim i kuqërremtë. Drita e agimit. Në agim. Para agimit. Zbardhi (shkrepi) agimi. Bie agimi.
3. fig. lart. Fillimi i diçkaje, lindja dhe hapat e para të një ngjarjeje, dukurie etj. Agimi i lirisë (i botës së re). Agimi i revolucionit. Në agimin e jetës (e shekullit). Në agimet e qytetërimit. * Agimi polar shih te POLAR,~E.