Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AGJENCI

    f. sh.
    1. Degë e një institucioni qendror ose e një ndërmarrjeje kryesore, që kryen një shërbim të caktuar; degë për veprime ndërmjetësimi si përfaqësuese e një institucioni, shoqate etj. në një vend tjetër; zyrat e kësaj dege. Agjenci tregtare (bankare, ajrore). Agjencia e udhëtarëve (e mallrave). Agjencia e autobusëve (e taksive). Agjenci e grumbullimit (e shitjes, e peshkimit).
    2. Institucion i pajisur me mjetet e nevojshme, që merr dhe përhap lajme; zyrat e këtij institucioni. Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH). Agjencitë e lajmeve.