Skip Navigation or Skip to Content
X
AGJENT m.sh.
1. Përgjegjës i një agjencie; përfaqësues i një institucioni a i një ndërmarrjeje, i ngarkuar me një detyrë të caktuar në degët që varen prej tyre. Agjent i transportit (i grumbullimit). Agjent tregtar (financiar, diplomatik). Agjent bujqësor. vjet. teknik bujqësor i mesëm.
2. keq. Bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të zbulimit të një shteti të huaj ose i organeve policore të brendshme të një regjimi antipopullor; spiun. Agjent i fshehtë (i vjetër, i regjur). Agjent i zbulimit amerikan. Bëhet agjent. Kapën një agjent.
3. keq. Ai që vihet në shërbim të synimeve e të veprimtarisë ideologjike, politike, ekonomike, ushtarake etj. të dikujt. Agjent i fashizmit (i imperializmit, i borgjezisë).
AGJENT m.sh.spec.
Shkaku i një dukurie a i një ndryshimi në natyrë ose në organizmat e gjalla, elementi a faktori veprues; shkaktari i një sëmundjeje. Agjent fizik (kimik, atmosferik). Agjent i jashtëm (i brendshëm).