AGJENTURË f.sh.
1. keq. Qendër e organizuar zbulimi a spiunazhi, që mbledh të dhëna të fshehta dhe që zhvillon veprimtari armiqësore kundër një vendi tjetër; grup ose organizatë, që u shërben synimeve dhe interesave ideologjike, politike, ekonomike, ushtarake etj. të një shteti, të një klase etj. Agjenturë e rrezikshme. Agjenturë e borgjezisë (e imperializmit).
2. përmb. Tërësia e agjentëve të organeve të zbulimit të një shteti të huaj. Agjenturë e fshehtë. Zbuloj (kap, asgjësoj) agjenturën.