AGONI f.
1. Gjendje e rëndë e njeriut në çastet e fundit të jetës, që shoqërohet zakonisht me humbjen e vetëdijes dhe me grahma; të dhënët shpirt, hekë. Agoni e rëndë. Në çastet e agonisë. Në gjendje agonie. Është në agoni.
2. fig. Gjendje e rëndë dhe e pashpresë e diçkaje, që është në mbarim, në shuarje; çastet e fundit të një sistemi shoqëror, të një sundimi, dukurie etj. Sistem (regjim, klasë) në agoni. Përpëlitet në agoni.