Skip Navigation or Skip to Content
X
AGREGAT m.sh.
1. tek. Grup makinash të ndryshme, të lidhura në një sistem për të kryer një punë të përbashkët; grup veglash të një makine, që kryejnë së bashku një proces pune. Agregat bujqësor. Agregat petëzimi (çimentimi). Agregatet e kombajnës. Punëtori i agregatit.
2. min. Bashkim i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm.
3. bujq. Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta dhe që nuk prishet në ujë.