Skip Navigation or Skip to Content
X
AGRESION m.sh.
Sulm i armatosur i një shteti kundër një shteti tjetër për t'i pushtuar tokat e për ta nënshtruar, për të shtypur lëvizjet demokratike, revolucionare ose nacionalçlirimtare dhe për të vendosur regjime reaksionare; luftë e ashpër që bën një shtet për të depërtuar me mënyra të ndryshme në një shtet tjetër e për ta dëmtuar nga ana ekonomike, politike, ideologjike e kulturore. Agresion i armatosur. Agresion i hapur. Agresion imperialist. Agresion ekonomik (ideologjik). Vatër agresioni. Akt agresioni. Burim luftërash e agresioni. Kryejnë (bëjnë, ndërmarrin) agresione.