AGRESIV mb.
1. Që ka të bëjë me agresionin, që i shërben agresionit; që ka si qëllim agresionin, që ka tiparet e agresionit. Bllok (traktat) agresiv. Shtet agresiv. Luftë (politikë) agresive. Plane (qëllime, veprime) agresive. Trupa agresive.
2. Sulmues, goditës, armiqësor. Qëndrim (ton) agresiv. Tip agresiv.
3. spec. Që ka veprim të fortë gërryes. Lëndë agresive. Mjedis (ujë) agresiv.