Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AGURIDH

    mb.
    1. I papjekur, i pabërë, i paarrirë (për frutat). Rrush (fik) aguridh. Kumbull (dardhë) aguridhe.
    2. fig. I papjekur, pa përvojë në jetë. Djalë aguridh. Vajzë aguridhe.
    3. si em. ~E, ~JA f. zakon. sh. ~E, ~ET. Frutë e papjekur; rrush i papjekur, gresë. Aguridhet të mbledhin gojën. Kishte ngrënë ca aguridhe. Dalëngadalë aguridhja bëhet mjaltë. fj. u.