Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AGZOT

    m.
    1. vjet. Barut i imët, që vihej në bubëzën e armëve të vjetra me strall. Dyfek (kobure) me agzot. I vë (i jap) zjarr agzotit.
    2. edhe përd. mb. fig. Shkëndijë, vetëtimë, zjarr. Trim agzot. Fjalë e agzot. E ka syrin agzot.

      Shprehje

      • Në flakë të agzotit aty për aty, në mënyrë të rrufeshme. Mbaj agzotin të thatë mbaj barutin të thatë.