Skip Navigation or Skip to Content
X
AGZOT m.
1. vjet. Barut i imët, që vihej në bubëzën e armëve të vjetra me strall. Dyfek (kobure) me agzot. I vë (i jap) zjarr agzotit.
2. edhe përd. mb. fig. Shkëndijë, vetëtimë, zjarr. Trim agzot. Fjalë e agzot. E ka syrin agzot. * Në flakë të agzotit aty për aty, në mënyrë të rrufeshme. Mbaj agzotin të thatë mbaj barutin të thatë.