AH II m.sh.
1. Britma që del me shpirt për të shprehur një ndjenjë dhembjeje, hidhërimi, keqardhjeje etj. ose një ndjenjë habie, gëzimi etj. E shkonin jetën me ahe e me ohe. Në ah të vdekjes në grahmën e fundit.
2. fig. Nëmë, mallkim. E zuri (e gjeti) ahu. * Me ah e me bah me rënkime të mëdha, duke u ankuar për çdo gjë. Lë në ahe lë në mjerim, në vuajtje.