AHA pasth.
1. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka ose kur duam të tregojmë menjëherë se e kuptuam për se bëhet fjalë (gjatë bisedës me dikë). Aha, me erdhi ndër mend! Aha, tani e kuptova!
2. Përdoret për të shprehur mospërfillje, dyshim a mosbesim; ëhë. Aha, s'na doli gjë!
3. iron. Përdoret kur duam të theksojmë se është e pamundur të kryhet diçka, se është e kotë të shpresosh për të arritur diçka. Aha, nuk e arriti dot!