Skip Navigation or Skip to Content
X
AHEM vetv.
1. Pastrohem me ujë, me ujë e me sapun etj. e duke u fërkuar; futem në ujë për t'u pastruar nga pluhuri, nga balta etj. ose për t'u çlodhur; bëj banjë; laj trupin, laj veten. Vend për t`u larë. Lahet përditë (çdo mëngjes). Lahet me ujë të ngroht ë(të ftohtë). Lahem me sapun. Lahet vetë. Lahen në banjë (në dush). Lahen në det (në lumë, në liqen). Po lahet macja lëpin trupin me gjuhë.
2. edhe fig. I kthej dikujt borxhin që më ka dhënë ose i bëj një të mirë për të mirën që më ka bërë, shlyhem me dikë, s`kam më asnjë detyrim ndaj tij. U lanë me njëri-tjetrin. U lamë bashkë. Nuk lahet kurrë me mua.
3. fig. E nxjerr veten pa faj, shfajësohem. Deshi të lahej përpara të tjerëve.
4. Më heq shumë bark, më lan barku. U la fare (nga barku). Iu lanë zorrët.
5. vet. veta III. Pastrohet nga retë, kthjellohet. U la qielli.
6. vet. veta III zakon. sh. Rrihen (peshqit). Lahen peshqit.
7. Pës. e LAJ. * U la në lot shih te LOT,~I 1. Lahet e lyhet të lan e të lyen. Lahet me lëngun e vet shih te LËNG,~U. Ishte larë e shkuar ishte në çastet e fundit para vdekjes, i kishte çastet të numëruara, kishte marrë fund (për dikë që dihet se do të vdesë patjetër ose që është duke vdekur).