AHENG
m. sh. bised.
- Argëtim me saze dhe me këngë e valle popullore, zakonisht në raste gëzimi në familje; përmb. sazet popullore. Këngë ahengu. Bëj (hap, ngre) aheng. Shkoi për aheng. Mori aheng për dasmë.
- keq. Dëfrim i shthurur me të pira të tepruara e me rrëmujë.
- muz. Tërësia e këngëve dhe e melodive popullore, që këndoheshin e luheshin në raste dëfrimesh dhe që nuk përfshinin këngët rituale e gojëdhënore. Ahengu shkodran. Këngë ahengu.
Shprehje
- Dasmë pa aheng punë së cilës i mungon gjëja kryesore, gjellë pa kripë.