AHUR m.sh.
1. Pjesa përdhese e shtëpisë, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). Nxjerr nga ahuri.
2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, veglat etj., qilar. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutë në ahur. * Si kali në ahur shih te KAL/Ë,~I. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Pastroj ahuret e Augjiasit libr. vë rregull aty ku ka rrëmujë të madhe, përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta të grumbulluara prej kohësh.