Skip Navigation or Skip to Content
X
AJAR m.sh.vjet.
1. Kosh i madh, që përdorej për të matur drithin; masë drithërash. Bënin ajar drithin matnin me ajar; hist. ndanin me masë prodhimin në pjesë për shtetin, për beun e për kishën si taksë në natyrë.
2. Sasia e pjesëve të një metali të çmuar, që gjendet te një mijë pjesë të një përzierjeje me metale të tjera, karat.
3. bised. Barazi në peshë, baraspeshë, drejtpeshim; përpjesëtim i barabartë, përputhje e plotë në masë e në kohë. Vë (bëj) ajar barrën ndaj barrën në pjesë të barabarta në të dy anët e samarit. Bëj ajar kandarin rregulloj kandarin të peshojë drejt në të dy anët. Bëj ajar sahatin rregulloj sahatin që të ecë me përpikëri. Bëj ajar ujët përziej në përpjesëtim të përshtatshëm ujë të ngrohtë e të ftohtë. * Bëj ajar peshoj, mat (edhe fig.); rregulloj; ndreq