Skip Navigation or Skip to Content
X
AJRAK m.sh.
1. vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Me bajrak në ballë. Ngriti bajrakun. Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! fj. u.
2. hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative, që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë ku kishte mbeturina të organizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve.
3. etnogr. Shami e kuqe, me lule e me xhufka, që e mbanin krushqit si flamur kur shkonin të merrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses).
4. fig. Njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët. E kemi pasur bajrak ndër nuse.
5. përd. mb. Që e ka trupin të gjatë e të drejtë; i bukur, i hijshëm. Me shtatin bajrak. * Është me bajrak keq. është me nam të keq, është i njohur prej të gjithëve. Ndërroi bajrak tradhtoi, ndërroi flamur.