AJROJ
kal.
- Ndërroj ajrin në një dhomë a në një vend tjetër të mbyllur, fut ajër të pastër. Ajroj dhomën (klasën). Ajroj minierën.
- Nxjerr diçka në ajër të pastër; hedh në erë (drithin etj.) për ta pastruar ose që të mos prishet. Ajroj teshat. Ajroj misrin (grurin).
- bujq. Shkrifëroj tokën që të marrë ajër. Ajroj tokën.
- bujq. Krasit a rralloj degët e një peme, që të marrë ajër më mirë. Ajroj pjergullën.
- shtypshkr. Rralloj shkronjat ose rreshtat e një teksti të radhitur, që të lexohet më lehtë. Ajroj titullin.