AJROR
Im. sh. libr.
- Aeroplan.
IImb.
- Që ka të bëjë me ajrin, i ajrit; që është i përbërë nga ajri, që ka ajër. Hapësira ajrore. Rrymë (masë) ajrore. Shtypje ajrore. Gropë ajrore. av. shih te GROP/Ë,~A.
- Që ndodhet në ajër, që nuk është i futur në tokë. Pjesa ajrore e bimës. Rrënjë ajrore. bot.
- Që ka të bëjë me lundrimin në ajër; që lidhet me mjetet për fluturimin në ajër ose që u shërben atyre; që bëhet nga ajri. Lundrimi ajror. Fluturime ajrore. Transporti ajror. Flota ajrore. Agjenci ajrore. Posta ajrore. Forcat ushtarake ajrore. Vrojtim (zbulim) ajror. Sulm (bombardim) ajror. Alarm ajror.
Shprehje
- Oqeani ajror libr. atmosfera.