Skip Navigation or Skip to Content
X
AJROR m.sh.libr.
Aeroplan.
AJROR mb.
1. Që ka të bëjë me ajrin, i ajrit; që është i përbërë nga ajri, që ka ajër. Hapësira ajrore. Rrymë (masë) ajrore. Shtypje ajrore. Gropë ajrore. av. shih te GROP/Ë,~A.
2. Që ndodhet në ajër, që nuk është i futur në tokë. Pjesa ajrore e bimës. Rrënjë ajrore. bot.
3. Që ka të bëjë me lundrimin në ajër; që lidhet me mjetet për fluturimin në ajër ose që u shërben atyre; që bëhet nga ajri. Lundrimi ajror. Fluturime ajrore. Transporti ajror. Flota ajrore. Agjenci ajrore. Posta ajrore. Forcat ushtarake ajrore. Vrojtim (zbulim) ajror. Sulm (bombardim) ajror. Alarm ajror. * Oqeani ajror libr. atmosfera.