Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AKADEMIZËM

    m.
    1. Trajtim thjesht teorik i çështjeve shkencore e mësimore, i shkëputur nga jeta e gjallë e praktika; zbatim i ngurtë i kërkesave të një fushe të shkencës, të artit etj. Akademizëm i thatë(i ftohtë). Rryma e akademizmit. Vuan nga akademizmi.
    2. art. Rrymë në artet figurative, që ndjek rregulla e modele të ngurta klasike dhe që i kundërvihet drejtimit realist.