AKAPSHËM mb.
1. Që është shumë i shpejtë dhe nuk mund të kapet a të arrihet; që është shumë i aftë për t'u fshehur nga kundërshtari dhe nuk kapet dot prej tij. Anije e pakapshme. Lojtar i pakapshëm. Zbulues i pakapshëm.
2. Që nuk mund të merret a të pushtohet dot nga kundërshtari. Pozicione të pakapshme.
3. Që nuk mund të kapet dot nga shqisat ose nga përfytyrimi; shumë i imët a i hollë. Zhurmë e pakapshme. Zë (tingull, sinjal) i pakapshëm. Dallime të pakapshme.
4. Që është i vështirë për t'u kuptuar, për t'u zbërthyer a për t'u rrokur; që është tepër i rëndë e i ngatërruar. Mësim i pakapshëm. Figurë e pakapshme. Temë e pakapshme. Mendime të pakapshme. I dukej e pakapshme.